Studentët e Klubit të Debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze mbajtën debatin e radhës

10 Mars 2021

Klubi i Debatit i Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB zhvilloi seancën e radhës debatuese me temën “Rëndësia e Edukatës Qytetare në programin shkollor te të rinjtë?”.

Debati u moderua nga koordinatorja e debatit, studentja Artiola Kajtazi, ndërsa në cilësinë e jurisë ishin mësimdhënësit: Mirsad Suhodolli, Aida Thaqi dhe Gresa Shaqiri.

Diskutimi filloi me një prezantim të shkurtër nga koordinatorja, e cila i informoi debatuesit dhe gjyqtarët në lidhje me formatin e debatit dhe ofroi informacion në lidhje me temën e edukatës qytetare. Studentët ngritën pyetje të tilla si: Cilat janë përfitimet e edukatës qytetare në shkolla?

Pse është i rëndësishëm edukimi seksual? Si ndikon kultura e një vendi në përfshirjen e edukatës qytetare si lëndë në shkolla? Çfarë duhet të mësohet në orët e edukatës qytatare? Në cilën moshë duhet të fillojnë të mësojnë studentët për edukatën qytetare? Çfarë lloj sistemi notimi duhet të përdorin mësuesit e kësaj lënde?

Anëtarët e jurisë vëzhguan diskutimin për kohëzgjatjen prej 90 minutash. Më pas, juria dha kontributin e saj dhe i informoi studentët në lidhje me performancën e tyre dhe dha këshilla se si ata të rrisin dhe përmirësojnë aftësitë e tyre debatuese edhe më tej në të ardhmen.
Në fund të diskutimit, juria shpalli ekipin pohues si fitues të debatit.

Share: