Studentët e Kolegjit AAB dega në Gjakovë mbajtën tryezë debati me temë “Promovimi i barazisë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna në familje”

31 Maj 2018

Në një takim të përbashkët mes studentëve të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB dega në Gjakovë me përfaqësuesit e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Gjakovë si dhe me përfaqësuesen nga Policia e Kosovës, u mbajt një tryezë debati me temën “Promovimi i barazisë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna në familje”.

Në takim morën pjesë Afijete Sada-Gllogjani, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Berlinda Berisha, pjesëtare e Policisë së Kosovës dhe Agim Pula nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët biseduan me studentët për temat që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmën e viktimave të dhunës.

Tema e zhvilluar në këtë tryezë debati nxiti interaktivitet tek studentët, ku nga ana e tyre pati shumë pyetje për mysafirët.

Share: