Studentët e Kolegjit AAB në bashkëpunim me OJQ “Balkan Sunflowers Kosova” organizojnë aktivitetin humanitar

17 Dhjetor 2022

Është mbajtur një aktivitet humanitar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në hapësirat e kampusit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Balkan Sunflowers Kosova”. Gjatë këtij aktiviteti studentët përmes një ekspozite kanë paraqitur punimet e tyre, të cilat kanë qenë në shitje bashkë me kartolinat me motive të festave të fundvitit.

Mjetet financiare të grumbulluara do shërbejnë për blerjen e mjeteve didaktike për nxënësit e Qendrave Mësimore, që janë të mbështetura nga kjo OJQ, ku bëhet mësim plotësues për fëmijët e klasave parafillore dhe fillore.

Share: