Studentët e Kolegjit AAB në “Hall of Fame” të Kombeve të Bashkuara

28 Janar 2019

Në kuadër të aktivitetit të tyre Grupi i Sigurisë Kibernetike  (CS Group) i studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike bëri testimin e sigurisë së faqes së internetit të Kombeve të Bashkuara përmes injektimit të skriptave.

Nga ky testim është vërejtur se faqja e Kombeve të Bashkuara (United Nations) është e cenueshme nga XSS (Cross – site scripting), që është një tip i dobësisë së sigurisë kompjuterike dhe që gjendet zakonisht në aplikacionet në internet.

Pasi kanë gjetur këtë dobësi në faqen e tyre, grupi i studentëve: Elvis Pjetraj, Zanafill Kastrati, Alush Zeqiri, Andi Kosumi, Endi Ibrahimi, Fatlum Veselaj, Adenis Ahmeti, Flamur Kurti, Viona Morina, Mehmet Spahiu, Arber Berisha e Arjanit Ademaj, ka raportuar gjetjen tek organi përkatës, dhe në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë në funksion të përmirësimit të sigurisë së sistemit, të të dhënave dhe resurseve të teknologjisë informative dhe komunikimit, Kombet e Bashkuara kanë vendosur që grupin e Sigurisë Kibernetike të Kolegjit AAB në të ashtuquajturën “Hall of Fame”.

Për më shumë, mund të shikoni në faqen në vijim: https://unite.un.org/content/hall-fame?fbclid=IwAR1BOqpJWB0bs_i9FfpYGvx65jRd-ITzEhDF7R5jd1ZrAKebH4rvIA-32-4

Share: