Ёshtë zhvilluar mitingu i hapur dyditor nga Federata Atletike e Kosovës, në të cilin ishin pjesëmarrës edhe studentë nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sporti i Kolegjit AAB. Gjatë këtyre garave, Tirron Mamusha u shpall kampion i Kosovës në atletikë, në kampionatin individual të Kosovës në distancë prej 5000m.
Por, ky nuk është suksesi i vetëm i studentëve tanë në këtë miting, pasi atletja Donika Bujupaj e klubit “Olimpi” nga Istogu, ka arritur të del e para në 5000m dhe 3000m, si dhe Arlind Morina i klubit “Malisheva” triumfoi në dy disiplina në 1500m dhe 3000m. Ndërsa në kërcim së gjati vendi i dytë i takoi studentit tonë, Denis Berisha.
Studentët e këtij Fakulteti në Kolegjin AAB, përveç pjesëmarrjes arrijnë të jenë edhe fitues pothuajse në të gjitha garat e atletikës që zhvillohen në nivel vendi.