Studentët e Kolegjit AAB tashmë mund të lexojnë literaturë edhe përmes bibliotekës digjitale J-STOR

30 Janar 2018

Kolegji AAB – respektivisht Biblioteka a Kolegjit AAB ka nënshkruar një marrëveshje dhe ka bërë parapagim për shfrytëzimin e revistave dhe artikujve në J-Stor për vitin 2018 për të gjithë përdoruesit dhe hulumtuesit shkencorë të Kolegjit AAB.

Për të gjithë ata që nuk kanë informata se cka është J-STOR?

J-STOR është një bibliotekë digjitale ku përmabanë revista akademike në shumë fusha të ndryshme. Koleksionet përfshijnë revistat më të mira shkencore, si dhe revista letrare, monografi akademike, raporte kërkimore nga institute të besuara, etj.Ka më shumë se 2.600 revista shkencore në shkencat humane, shoqërore dhe shkencore. J-STOR punon me një grup të larmishëm prej gati 1.200 botuesish nga më shumë se 57 vende.Përmbanë më shumë se 50 000 ebooks nga botues shkencorë, të integruara në revista dhe burime primare.

Të gjitha këto burime studentët dhe hulumtuesit mund të i përdorin gjatë gjithë kohës, duke mos pasur nevojë që të kenë user name dhe password për qasje. J-Store jep qasjen në të tre kampueset e Kolegjit AAB, Prishtine, Ferizaj dhe Gjakovë.

Kliko linkun më poshtë dhe shfleto literaturën që ju nevojitet: https://www.jstor.org/action/showAdvancedSearch

 

Share: