Duke u nisuar nga përvojat pozitive të bashkëpunimit dhe përkushtimit për zhvillimin e standardeve profesionale e praktikave të studentëve, Kolegji AAB ka nënshkruar edhe nje memorandum tjetër bashkëpunimi. Fjala është për memorandumin e bashkëpunimit me Asocacionin e Komunave të Kosovës, i cili do zgjasë për një periudhë pesëvjeçare, respektivisht deri me datë 31.12.2022.
Ky memorandum bashkëpunimi parasheh përfshirjen e studentëve të Kolegjit AAB, në të gjitha komunat e Kosovës. Sëkëndejmi, për çdo vit akademik AAB do t’ i dorëzojë Asociacionit të Komunave të Kosovës, listën me emrat e studentëve të përzgjedhur dhe të paraparë për aftësim praktik në Asocacionin e Komunave të Kosovës, në Kuvendet Komunale të Kosovës dhe në institucionet vartëse në nivelin e qeverisjes lokale.
Çdo student, do të certifikohet pas përfundimit të praktikës dhe do t’ i lëshohet dokumenti i përbashkët i Kolegjit AAB dhe Kuvendit Komunal përkatës.