Studentët e Kolegjit AAB u certifikuan për pjesëmarrjen në trajnimin “Motivimi në karrierë”

4 Korrik 2018

Kolegji AAB në bashkëpunim me organizatën NGO “Lady” mbajtën seminarin “Motivimi në Karrierë”, ku pjesëmarrës ishin më shumë se 50 të rinj nga e gjithë Kosova, të cilit, pas përfundimit të këtij trajnimi, u pajisën edhe me certifikata.

Ky seminar kishte për qëllim orientimin e studentëve drejt mundësive profesionale dhe zhvillimin e tyre personal. Gjithashtu synimi i këtij programi ishte identifikimi, fuqizimi, dhe shqyrtimi i aftësive të të rinjve për t’iu mundësuar atyre zhvillimin e karrierës drejt punësimit apo vetë-punësimit.

Në këtë seminar gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e mundshme gjatë rrugëtimit profesional si dhe për tejkalimin e tyre.

Studentët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur që vijuan këtë seminar, duke thënë se seminaret dhe trajnimet e tilla, për ata janë gjithmonë të mirëseardhura.

Kujtojmë se studentët e Kolegjit AAB gjatë vitit akademik, krahas ligjëratave dhe ushtrimeve në kuadër të fakulteteve përkatëse, kanë qenë të angazhuar edhe në shumë aktivitete dhe trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Share: