Ky është viti i tretë me radhë që studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, kontribuojnë me punë vullnetare në mësimdhënie te fëmijët e Fshatit SOS në Prishtinë.
Para se studentët të fillojnë mësimdhënien me këta fëmijë, ata marrin aftësim profesional në një trajnim një-mujor, gjatë së cilit trajnohen për përplimin e plan-programeve, metodave e mësimdhënies dhe të vlerësimit nga koordinatori për mësimdhënie dhe punë praktike, Niman Dreshaj.
Ky aktivitet ka dy qëllime specifike: të promovojë punën vullnetare dhe të aftësojë studentët në punën praktike. Nga ky projekt përfitojnë 100 femijë të Fshatit SOS Prishtinë.
Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në vitet në vijim me qëllim të realizimit të objektivave të parapara.