Studentët e Psikologjisë qëndruan për vizitë studimore OJQ “Klubi Dëshira”

16 Maj 2019

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Fakulteti i Psikologjisë, studentët vizituan OJQ “Klubi Dëshira’’.

Studentët e konsideruan këtë vizitë të vlefshme pasi që kishin rastin nga afër t’ i vëzhgonin aktivitetet që ofrohen nga kjo qendër dhe të bashkëbisedojnë me përfaqësuesit e saj.

Drejtori i “Klubi Dëshira”, Nusret Shillova është shprehur i kënaqur me angazhimin e studentëve të Kolegjit AAB që njëkohësisht janë edhe duke e përfunduar praktikën e tyre profesionale po në këtë qendër. Ai mes tjerash tha se qëllimi kryesor është përmbushur që së bashku me stafin dhe njohuritë e praktikantëve t’ i përgatisim anëtarët e Klubit për jetë të pavarur.

Organizata Klubi Dëshira” ofron shërbime për personat me dëmtime intelektuale dhe aftësi të kufizuara mendore nga stafi profesional si psikolog, psikiatër, punëtor social, etj..

Share: