Studentët e programit Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, të Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të vizitave studimore në institucione të ndryshme edukative, vizituan Qendrën Burimore “Përparimi”. Kjo qendër e specializuar shkollore për fëmijët me nevoja të veçanta, ofron mësime në katër nivele: parashkollor, shkollor, niveli i mesëm dhe i mesëm i lartë.
Studentët e vlerësuan këtë vizitë duke thënë se praktika të tilla që ofron Kolegji AAB na bëjnë shumë më të përgatitur në rrugëtimin tonë profesional.
Studentë u pritën nga drejtoresha e Qendrës “Përparimi”, Igballe Potera, e cila i njoftoi studentët për rregullat dhe punën e palodhshme në këtë shkollë. Ajo tha se këtu zbatohen programe të posçme për secilën grupmoshë, në mënyrë që angazhimi të mos i mungojë asnjërit.
AAB, si institucion që gjithmonë ndërlidh anën teorike me anën praktike, vazhdon t’i inkuadrojë studentët në aktivitete, me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme.