Studentët e Sigurisë Kibernetike, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale edhe në kompaninë e specializuar për siguri kibernetike “ICT ACADEMY”.
Kjo, pasi këto dy institucione sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përpos realizimit të punës praktike të studentëve, ka si qëllim edhe ndihmën e ndërsjellë në realizimin e projekteve të ndryshme në mes të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe “ICT ACADEMY”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof.ass.dr. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “ICT ACADEMY”, Atdhe Buja. Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtorin Buja për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.