Studentët e Sigurisë Kibernetike të AAB-së do të mund të kryejnë praktikën profesionale në “ICT Academy”

Studentët e Sigurisë Kibernetike, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale  edhe në kompaninë e specializuar për siguri kibernetike “ICT ACADEMY”.

Kjo, pasi këto dy institucione sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit  përpos realizimit të punës praktike të studentëve, ka si qëllim edhe ndihmën e ndërsjellë në realizimin e projekteve të ndryshme në mes të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe “ICT ACADEMY”.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof.ass.dr. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “ICT ACADEMY”, Atdhe Buja. Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtorin Buja për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB,  duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.   

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO