Studenti Arbër S.Paçarizi, punësohet si zyrtar ligjor në Scan Color – JYSK

12 Prill 2019

Numrit të madh të studentëve të punësuar të Kolegjit AAB, i është shtuar edhe një emër i ri. Bëhet fjalë për studentin, Arbër S. Paçarizi, i cili ende pa përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB është punësuar si zyrtar ligjor në ndërmarrjen Scan Color-JYSK.

Sipas Arbër S. Paçarizi studimet cilësore në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB kanë ndikuar që ai si person të jetë i përgatitur nga ana profesionale për rrugëtimin e tij jetësor si jurist.
Punësimi si zyrtar ligjor në ndërmarrjen Scan Color-JYSK në shtator të vitit 2018 për studentin Paçarizi ka qenë një gëzim i madh dhe mundësi e artë për të. Ai inkurajon të rinjtë tanë që gjatë studimeve të japin më të mirën nga vetja sepse secili prej tyre mund ta gjejë veten në të ardhmen. 

Arbëri, theksoi se ajo që i ka lënë më së shumti përshtypje gjatë studimeve në Kolegjin AAB është stafi mësimdhënës, duke nënvizuar se shumë prej tyre kanë një përvojë të gjatë në sferën e drejtësisë dhe atë përvojë nuk kanë ngurruar asnjëherë që ta ndajnë me studentët. Ai gjithashtu shtoi se edhe trajnimet e ofruara nga Kolegji AAB, kanë ndikuar që ai të jetë i pavarur dhe të bëjë pjesë në grupin e studentëve të dalluar të gjeneratës së tij. 

Arbër Paçarizi synon të jetë një jurist shembullor, korrekt dhe i paanshëm, duke kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme për popullin dhe shtetin e tij.

Share: