Konferenca ndërkombëtare “ArchiKOMB” mbledh ekspertë të arkitekturës në Kolegjin AAB

26 Maj 2026

Në kuadër të “Prishtina Arts and Architecture Festival (PAAF) 2026” është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare e arkitekturës “ArchiKOMB – Shared Vision”, e organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës.

Konferenca solli diskutime profesionale mbi arkitekturën bashkëkohore, urbanizmin dhe zhvillimin e hapësirave publike, duke mbledhur arkitektë, profesorë, studiues dhe studentë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Paneli i parë u karakterizua me tema që trajtuan kujtesën dhe hapësirën përmes dizajnit, tregimit dhe angazhimit ndijor, arkitekturën e qytetit, ekologjinë hibride si dhe habitatet emergjente të frymëzuara nga biomimikria defensive. Në këtë panel prezantuan Erika Ruiz, Brulinda Basha, Muho Uruci, Nikil Kurseli dhe Laura Mjekiq.

Ndërkaq, paneli i dytë solli diskutime mbi interpretimin e hapësirës në dimensionin njerëzor, projektin “Treni Muze – Blaca 99”, sfidat e arkitekturës në ndërtimin si dhe transformimin nga oborri tradicional tek qyteti hibrid. Pjesë e këtij paneli ishin Ervin Thaqi, Shkurte Pacolli, Blerim Bjaraktari dhe prof. Bujar Demjaha.

“ArchiKOMB – Shared Vision” u zhvillua si platformë për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim profesional, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe qasjeve të reja në arkitekturë dhe planifikim urban.

Share: