Studenti Endrit Shala fillon praktikën në Zyrën për Zhvillim Softuerik në Kolegjin AAB

2 Dhjetor 2023
Student Endrit Shala begins his internship at the Software Development Office at AAB College

Kolegji AAB në vazhdimësi përforcon synimin për t’iu krijuar hapësirë të praktikës profesionale studentëve nga të gjitha fakultetet. Me anë të praktikës profesionale studentët do njoftohen me kushtet e profesionit që kanë zgjedhur dhe në tërësi me procesin e punës.

Endrit Shala student i nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në programin Inxhinieri Softuerike falë interesimit dhe ambicieve të tij ka filluar praktikën në Zyrën për Zhvillim Softuerik në Kolegjin AAB.

Njësoj si Endriti janë duke zhvilluar praktikën edhe shumë studentë të tjerë, të cilët shprehen mirënjohës për mundësinë që shërben si motivim se e ardhmja e tyre do jetë e suksesshme.

Share: