Studenti i AAB-së, fitues i Gjysmëmaratonës Prishtina 2019

7 Maj 2019

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Tirron Mamusha, është renditur si fitues i vendit të parë prej vrapuesve vendorë në gjysmëmaratonën e Prishtinës 2019.

Kjo gjysmëmaratonë ka numëruar gjithsej 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, mirëpo Tirroni ka rrëmbyer vendin e parë nga garuesit e Kosovës, ndërsa vendin e shtatë nga radhitja e përgjithshmë ku pjesëmarrës ishin edhe garuesit nga Kenia.

Tirroni tha se kjo garë ishte tejet e fortë, mirëpo ai përveç që ka dalur fitues i vendit të parë ka thyer edhe rekordin e tij personal në kohë 1:13:42.

Gjysmëmaratonën e Prishtinës e kanë kaluar me sukses edhe dy profesorët e Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi dhe Besim Gashi.

Share: