Studenti i AAB-së, Rron Kastrati, pas përfundimit të studimeve në AAB punësohet në organizatën zvicerane “Terre des Hommes”

7 Maj 2019

Rron Kastrati është student i nivelit master në Fakultetin e Psikologjisë në Kolegjin AAB. Ai tashmë është drejt finalizmit të studimeve ndërsa si një student shembullor, Rroni është punësuar në organizatën zvicerane “Terre des Hommes”, në cilësinë e psikologut të shërbimeve për fëmijët.

Ai thotë se përvojat dhe studimet e marra në Fakultetin e Psikologjisë në AAB i kanë ndihmuar në përvetësimin e shkathtësive të tij.

“Në Kolegjin AAB mundësitë janë të shumta, e sidomos në zhvillimin e debateve interaktive, diskutimeve grupore, bashkëpunimit kolegial, dhe inkurajimi motivacional në realizimin e hulumtimeve shkencore në të ardhmen”, tha Rroni.

Ai tutje thekson se praktikat profesionale, konferencat e shumta të organizuara, mësimdhënësit adekuat, e bëjnë Kolegjin AAB të pazëvendësueshëm. “Studenti i Kolegjit AAB është i pajisur me informacione dhe njohuri shkencore e praktike, i inkurajuar dhe i motivuar drejt ndërtimit të një karriere profesionale nga mësimdhënës adekuat dhe të profesionalizuar, i aftë dhe i gatshëm në zgjerimin e hulumtimeve shkencore” shtoi ai.

 Kolegji AAB si institucioni më i madh jo publik në rajon numëron numrin më të madh të studentëve që pas përfundimit të studimeve bachelor janë në marrëdhënie pune.

 

Share: