Studenti i AAB-së, Senad Durguti po kryen punën praktike në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës

25 Qershor 2019

Senad Durguti është student i Kolegji AAB, i cili përmes OJQDemocracy Plus po kryen punën praktike në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.

Si student, ka përfaqësuar Kolegjin AAB edhe në Konferencën Model of United Nations në OKB, ndërsa në kuadër të punës praktike në Kuvendin e Kosovës, ai vazhdon të kryejë me përkushtim të gjitha detyrat që i jepen.

Senadi porosit kolegët e tij studentë që të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë e punës praktike, sepse janë përvoja që ndihmojnë shumë në ngritjen në karrierë të secilit.

Krenar me studentët tanë! 

Share: