Studenti i Gazetarisë në AAB, Venhar Isufi, po kryen punën praktike në televisionin “Klan Kosova”

Venhar Isufi, student i dalluar në Fakultetin e Komunikimit Masiv, dega Gazetari në Kolegjin AAB është inkuadruar në Televizionin “Klan Kosova”, për të kryer praktikën profesionale. Venhari, tregon se ai tashmë ka filluar t’ i praktikojë mësimet teorike të marra gjatë ligjëratave në AAB.

“Gjatë studimeve në Kolegjin AAB nuk përfitova vetëm nga ligjëratat por edhe nga shumë aktivitete e trajnime që Fakulteti i Gazetarisë mundëson për studentët. Si student i rregullt, njohuritë që kam marrë nga profesorët, jam duke i praktikuar me përpikëri gjatë punës sime në terren” thotë Venhari.

Ai gjithashtu ka inkurajuar studentët e rinj dhe ata që synojnë të studiojnë gazetarinë se AAB është vendi i duhur ku mund të studiosh dhe të zhvillohesh profesionalisht.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike e praktike, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa deri tani rreth 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar.

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO