Studenti i Kolegjit AAB Albion Hasani, mbajti ligjëratë informuese për programin “Work and Travel” 

2 Shkurt 2018

Klubi i Ekonomistëve të Rinj i Kolegjit AAB, organizoi ligjëratë informuese për programin “Work and Travel”. Qëllim i organizimit të kësaj ligjërate ishte informimi i studentëve për llojet e programit, çka mbulon ky program, orientimi rreth qëndrimit në ShBA, ndihma në plotësimin e aplikacioneve e shumë informata të tjera që ishin në interes të studentëve.

Studenti Albion Hasani, tregoi për përvojën e tij personale në pragramin “Work and Travel”, gjithashtu njoftoi studentët rreth mënyrës së aplikimit, kushteve të banimit, llojet e punëve të mundshme, përfitimet financiare, etj…

Interesimi i studentëve për ta ndjekur këtë ligjëratë ishte i madh.

Share: