Studenti Leon Ramadani punësohet në kompaninë partnere të Kolegjit AAB “Alexander Chapman”

1 Mars 2024
Student Leon Ramadani is employed in the partner company of AAB College "Alexander Chapman"

Studenti i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB Leon Ramadani është punësuar në kompaninë “Alexander Chapman”, e cila njëherazi është edhe partnere e institucionit.

Leoni do të mbajë pozitën e rekrutuesit në kompaninë që tash e disa vite operon me klientë ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të industrisë, me synim punësimin e të rinjve me aftësi të larta komunikuese në gjuhën angleze.

Ai u shpreh se studimet në Kolegjin AAB kanë rritur shkathtësitë dhe gatishmërinë e tij për t’iu përshtatur zhvillimeve të fundit globale të tregut të punës.

Kompania “Alexander Chapman” është pjesëmarrëse në edicionet e përvitshme të Panairit të Karrierës dhe Punësimit që mbahen në Kolegjin AAB, rrjedhimisht duke mbajtur kontakte me studentët që shfaqin potencial për praktikë ose punësim.

Share: