Studenti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, fillon punë praktike në ‘’Raiffeisen Bank’’

20 Shtator 2022

Studentët që tregohen të zellshëm gjatë studimeve në Kolegjin AAB, vazhdimisht ftohen për punë praktike, duke i ndihmuar kështu në sukseset profesionale.

Eduard Shillova, student nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, është bërë pjesë e ‘’Raiffeisen Bank’’, duke filluar punën praktike atje falë Panairit për Punë dhe Karrierë, që organizohet nga Kolegji AAB. Në intervistat dhe testimet e zhvilluara para fillimit të praktikës, Eduardi doli tejet i sukesshëm dhe kandidati i duhur për pozitën e kërkuar.

Kolegji AAB, synon ngritjen në karrierë të çdo studenti në fushën që ka zgjedhur për ta studiuar. Ata do kenë mundësinë dhe hapësirën që të tregojnë potencialin, shkathtësitë dhe mësimet që kanë marrë gjatë kohës së studimeve.

Share: