Studentja Agnesa Bajgora fillon punën praktike në Zyrën e Sigurisë Kibernetike të Kolegjit AAB

20 Prill 2024
Student Agnesa Bajgora begins practical work at the Cyber ​​Security Office of AAB College

Të shumtë në numër janë studentët të cilët arrijnë të balancojnë studimet bashkë me praktikën profesionale që ofrohet nga Kolegji AAB.

Agnesa Bajgora një nga këta studentë, është bërë tashmë pjesë e Zyrës për Siguri Kibernetike në Kolegjin AAB.

Ajo është duke realizuar praktikën e cila sipas saj do e ndihmoj të avancohet jo vetëm në aspektin akademik, por edhe të zhvillojë njohuri dhe aftësi profesionale në këtë fushë të rëndësishme.

“Si studente në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike nga programi Inxhinieri Softuerike vlerësoj se kjo praktikë do më ndihmoj në avancimin tim, duke pasur parasysh çdoherë nevojën për të qenë të përgatitur ndaj sulmeve kibernetike përkitazi me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë”, u shpreh Agnesa.

Share: