Studentja e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB pjesë e kompanisë prestigjioze amerikane

6 Tetor 2022

Studentët nga Kolegji AAB, tashmë janë të qasshëm edhe për tregun ndërkombëtar të punës, duke treguar se studimet cilësore thyejnë kufijtë e sukseseve.
Gresa Ibrahimi, studente në nivelin Master, në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, falë Panairit për Karrierë dhe Punësim, të organizuar nga Kolegji AAB, tashmë është punësuar në RLN Advisors, kompani kjo që ofron shërbime të kontabilitetit dhe auditimit për bizneset në Amerikë.
Gresa pati rastin të njihej me kushtet që ofronte kompania, derisa më vonë iu nënshtrua dy testeve dhe intervistës në gjuhën angleze. Nga atje Gresa doli me rezultate tejet të kënaqshme, duke dëshmuar punën dhe mësimin e palodhshëm që bëhet nga stafi akademik i Kolegjit AAB me studentët, për t’iu ofruar secilit hapësira të tilla ku mund të shënojnë të arriturat e tyre profesionale.

Share: