Studentja e Fakultetit të Shkencave Sociale punësohet falë Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2023

12 Qershor 2023
The student of the Faculty of Social Sciences is employed thanks to the Career and Employment Fair AAB 2023

Panairi i Karrierës dhe Punësimit AAB 2023 ka dëshmuar suksesin që pati në edicionin e dytë i cili u mbajt gjatë muajit të kaluar përmes numrit të bizneseve dhe interesimit e frekuentimit nga studentët. Një nga studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale Fjolla Haradini është punësuar në kopshtin “Buzqëeshja” që ishte një nga pjesëmarrësit e këtij panairi, duke konfirmuar qartë mundësitë që ofroi ky organizim për të dhe gjithë studentët tjerë.

Fjolla tha se është falënderuese për mundësinë që i ka ofruar panairi pasi takoj punëdhënësin e saj dhe mori informata të hollësishme rreth kërkesave në tregun e punës, ndërsa shtoi se është e gatshme ta vazhdojë karrierën e saj për ta ushtruar profesionin që ka zgjedhur.

Share: