Studentja e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, fillon punën në kopshtin “Lapsi”

7 Tetor 2022

Studentët e zellshëm nga Kolegji AAB, dalin të përgatitur për tregun e punës, duke zënë kështu pozita të rëndësishme dhe duke shënuar suksese në fushën e karrierës.
Anduena Shaqiri është studentja e radhës nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, që është angazhuar nga viti i parë i studimeve në praktika të ndryshme, derisa tani është punësuar si edukatore në akademinë e fëmijëve “Lapsi’’.
Ajo u shpreh tejet e kënaqur me suksesin e arritur, derisa tha se studimet në Kolegjin AAB e kanë përgatitur për përgjegësitë dhe sfidat që do ketë.
Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, u mundëson studentëve të kryejnë praktika të shumta, në mënyrë që më vonë të jenë të gatshëm të ndërtojnë karrierën e tyre pas përvojave që krijojnë.

Share: