Studentja e Kolegjit AAB punësohet në njërën nga shkollat më prestigjioze në SHBA

18 Mars 2024
AAB College student gets hired at one of the most prestigious schools in the US

Njohja e diplomës së Kolegjit AAB përveç në Evropë ka disa vite që njihet edhe në SHBA, si një dëshmi e vlerësimit për studimet cilësore dhe profesionale që zhvillohen në institucionin tonë.

Së fundmi, një nga studentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Adea Gojani Boshnjaku është punësuar në një nga shkollat më prestigjioze “G Star High School of Arts” që gjendet në Palm Beach Florida.

Madje Adea tashmë zotëron dy pozita si administratore dhe mësuese e gjuhës angleze (ELA), për nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme.

Kolegji AAB i uron suksese të mëtejme në karrierën profesionale studentes Adea, duke çmuar angazhimin dhe rezultatet e saj të deritanishme.

Share: