Studentja e Kolegjit AAB punësohet si mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

25 Mars 2024
AAB College student is employed as a teacher in the United States of America

Bleta Smolica një nga studentet e zellshme të Fakultetit të Shkencave Sociale, ka arritur të punësohet si mësuese në shkollën “Mandel JCC”, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo impresionoi drejtuesit e kësaj shkolle ndërsa bëri hapat e parë të karrierës si mësuese për nxënësit e grupmoshave 0-6 vjeç.

Diploma e Kolegjit AAB vazhdon të kaloj lehtësisht kufijtë dhe të njihet për shumë studentë si Bleta, prandaj kjo na bën që të vazhdojmë përmbushjen e synimeve si institucion për të nxjerrur kuadro të suksesshme të cilët depërtojnë kudo në botë.

Kolegji AAB uron suksese të mëtutjeshme për Bletën, por edhe për të gjithë studentët tjerë të cilët vazhdojnë të na përfaqësojnë denjësisht edhe jashtë Kosovës.

Share: