Arta Berisha studimet Bachelor dhe Master i ka mbaruar në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në AAB. Sikurse kolegët e gjeneratës së vet, edhe Arta në sajë të njohurive të fituara gjatë studimeve ka arritur që sot të pozicionohet në vende të mira të punës, ku tash e tri vjet është e angazhuar si asistente në lëndën “Praktikë – Zhanret e Gazetarisë” në AAB, kurse përshtatë vjet me radhë është duke punuar si gazetare në Televizionin “Top Channel”të Shqipërisë. Përveç si reportere nga Kosova, Arta ka realizuar edhe një numër emisionesh dokumentare për këtë televizion.
“Studimet në AAB do të mbesin përherë në kujtimet e mija si periudhë e bukur e jetës. Jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për përpjekjen e stafit akademik që të nxjerrin gjenerata të ndritura të gazetareve të rinj” , ka thënë Arta për revistën “AAB Alumni”.
Arta për revistën shton se ka qenë ndjenjë e mirë të ulesh në bankat universitare ku do të ligjërojnë profesorët si Masar Stavileci, Kujtim Shala, Ibrahim Berisha, Mimoza Doko, Ilir Tafa, Adi Krasta etj. “Sot duke qenë pjesë e stafit akademik kam përparësinë ta shoh nga afër që AAB-ja po e vazhdon këtë traditë dhe jam e shtyrë të besoj në të ardhmen e mirë të kësaj shkolle dhe studentëve të saj”.
Dëshiroj ta përmendi një thënie të profesoreshës Mimoza Doko në fillim të studimeve. “Në këtë profesion duhet të jetë o dikushi o askushi”.
Unë sot qëndroj prapa kësaj. Kam qenë në vitin e dytë të studimeve kur jam angazhuar në punë praktike në media të ndryshme. Mendoj që kam qenë me fat që për një kohë të bëjë praktikë si studente edhe në televizionin e Shqipërisë “Top Channel”. Falë angazhimit tim atë kohë, në vitin 2007 jam punësuar si gazetare. Ka qenë kjo një dritare e madhe që më është hapur, përmes së cilës përpiqem edhe sot ta informoj opinionin publik në mënyrë të drejtë, përfundoi Arta.