Pas përfundimit të këtyre studimeve, përveç nisjes së studimeve të doktoratës, ajo është punësuar në Fakultetin Ekonomik të AAB-së si asistent-mësimdhënës e rregullt. “Pas diplomimit, vet AAB u përkujdes që unë ta zhvilloj karrierën time, duke më ofruar angazhim të rregullt si asistent-mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik. AAB-ja më pajisi me bursë për vazhdimin e studimeve master, dheu bë shkak që unë t’i vazhdoj studimet e doktoratës. Tani jam në vitin e dytë”, ka thënë Kosovare Ukshini, për revistën “Alumni AAB”.
Kosovarja ka treguar për revistën “Alumni AAB” pse kishte vendosur të studionte në AAB. “AAB për studentët e vetë ndante bursa, kishte bibliotekë, infrastrukturë moderne, shumë fakultete me shumë programe specifike. Veçoj këtu Kriminalistikën, Komunikimin Masiv, Artet, Muzikën, fakultete këto që jo lehtë mund të ofrohen, pastaj transportin e studentëve deri në universitet, kurse të gjuhëve të huaja, të gjitha këto në një çmim të studimeve. Këtë ofertë nuk e ka asnjë nga institucionet e arsimit qoftë publik, qoftë jopublik”, ka deklaruar ajo.
Kosovarja deri më sot ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore profesionale dhe ka botuar disa punime shkencore.“Fatmirësisht, AAB më ka bërë person tjetër në shoqëri”, ka përfunduar Kosovarja.