Ngadhnjim Halilaj

Ekonomik

Studentët e AAB-së, Ngadhnjimi dhe Dreni i vazhdojnë studimet Master në ShBA

Ngadhnjim Halilaj dhe Dren Puka, të cilët studimet bachelor i kanë përfunduar për Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të AAB-së,  studimet master për këtë vit  akademik i kanë filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë bursës së plotë të fituar nga organizata  WorldLearning në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në programin Transformational Leadership Program- Scholarships and Partnerships (TLP- SP).

Ngadhnjimit këto studime është duke  i vazhduar  në Northern Illinois University, në Illinois të Çikagos, në Fakultetin e Biznesit në drejtimin Menaxhment dhe Sistemet Informatike. Ngadhnjimi shprehet tejet i kënaqur që i është realizuar ëndrra e kamotshme për vazhdimin e një palë studimeve jashtë vendit. “Për vazhdimin e studimeve jashtë Kosovës ka qenë dëshirë që prej mbarimit të studimeve Bachelor, kështu që kjo mundësi që më është ofruar në njëfarë mënyre mund ta quaj edhe si realizim i njërës prej dëshirave dhe qëllimeve të mia në jetë”, ka thënë Ngadhnjimi.

Si Ngadhnjimi ashtu edhe Dreni në një bisedë për  gazetën“STUDENTI”, rrëfejnë për përvojat e studimeve në AAB, të cilët shprehen tejet të kënaqur që kanë qenë pjesë e këtij institucioni më të madh jopublik në vend dhe rajon, për njohurit e fituara, po ashtu që të dy shprehen se qëllimet e tyre pas përfundimit të studimeve në SHBA janë të kthehen në Kosovë dhe të japin kontributin maksimal dhe  profesionalisht për zhvillimin e vendit. 

Ngadhnjimi pas diplomimit të studimeve në AAB është punësuar në organizatën jo-qeveritare Demokraci për Zhvillim (D4D), kurse Dreni në Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Zyrtar i programit për zhvillim të shoqërisë civile.

Share: