“Sutherland Global Services” i shtohet listës së partnerëve për punësim të studentëve të Kolegjit AAB

8 Mars 2019

Kolegji AAB dhe kompania “Sutherland Global Services” me seli ne Prishtinë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të zhvillimi të bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave të përbashkëta në fushën e punësimit.

Ky bashkëpunim nënkupton të siguruarit e informacioneve rreth mundësive për punësim përmes kësaj kompanie si dhe punësim në këtë kompani. 

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar palët obligohen të sigurojnë dhe shpërndajnë materiale informuese për studentët, të organizojnë ditë informuese përmes të cilave do t’ u jepen informata lidhur me mundësitë e punësimit, t’ u sigurohen studentëve mundësi të trajnimeve profesionale, e aktivitete të ngjashme që janë në interes të të dy palëve. 

Marrëveshja u nënshkrua nga Pro-rektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof.ass.dr.Venera Llunji dhe përfaqësuesi i autorizuar i “Sutherland Global Services Kosovo”, z. Satish Ramachandran.

Share: