Takim me UN WOMEN Kosovo në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit

25 Janar 2021

Në shënim të 24 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, në Kolegjin AAB u mbajt një takim pune me përfaqësueset e organizatës UN Women në Kosovë.

Në takimin ku morën pjesë prorektorja Venera Llunji, prodekanja e Fakultetit Ekonomik, Kosovare Ukshini dhe ligjërueset Roberta Bajrami e Adelina Gashi, si dhe Linda Sanaja-Ukamata, Vlora Nushi e Armenda Filipaj nga UN WOMEN në Kosovë, u bisedua për tema të rëndësishme me fokus në fuqizimin e gruas dhe vajzave, mbështetjen që duhet ofruar, përkrahjen e grave në biznes dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për shoqërinë tonë.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërsa u theksua se edukimi është thelbësor që gratë të arrijnë barazinë gjinore dhe të bëhen udhëheqëse të ndryshimeve. Në të njëjtën kohë, gratë e arsimuara japin kontribute të konsiderueshme në lulëzimin e ekonomive dhe përmirësimin e shëndetit, ushqyerjes dhe arsimit të familjeve të tyre.


24 Janari është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Arsimit përmes një rezolute të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2018, ndërsa ka për qëllim vetëdijesimin për rolin e edukimit në arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në botë.

Share: