Kolegji AAB zhvilloi ligjëratë mbi ndërtimin e profilit të klientit në biznesin digjital

14 Prill 2026

Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB zhvilloi një ligjëratë në kuadër të lëndës “Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave digjitale”, me të ftuar Besart Vllahinja, ekspert i transformimit digjital dhe analizës së të dhënave, me mbi një dekadë përvojë në sektorin publik dhe privat.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi temën “Customer Intelligence: Si ndërtohet profili i klientit në biznesin digjital?”, duke u ndalur te mënyrat e ndërtimit të profilit të klientit, roli i teknologjisë AI, rëndësia e personalizimit në marketing dhe shitje, si dhe çështjet e privatësisë në epokën digjitale.

Studentët patën mundësinë të përfitonin njohuri praktike dhe të diskutonin mbi rëndësinë e përdorimit të të dhënave në zhvillimin e strategjive moderne të biznesit.

Në përmbyllje, u theksua roli gjithnjë e në rritje i të dhënave digjitale në vendimmarrjen e bizneseve, ndërsa studentët u inkurajuan të thellojnë njohuritë e tyre në këtë fushë, e cila po shndërrohet në një shtyllë kyçe të biznesit digjital.

Share: