Themelohet Klubi i Debatit (Debate Club) në Fakultetin e Gjuhës Angleze

26 Janar 2021

Me iniciativën e studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze u themelua Klubi i Debatit (Debate Club), që synon të jetë një grupim i studentëve më të dalluar me qëllim të zhvillimit të aftësive të të folurit publik përmes aktiviteteve që do të organizohen.

Në hapje të seancës themeluese të Klubit të Debatit, dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Aida Alla, i përgëzoi studentët për iniciativën e tyre. Ao tha se debate të tilla i ndihmojnë studentët në rritjen e aftësive të të folurit publik, i orientojnë për të qenë më mendjehapur dhe i aftësojnë në përdorimin e argumenteve të strukturuara dhe të bazuara në burime të besueshme.

Koordinatore e këtij klubi u zgjodh studentja, Artiola Kajtazi.
Seanca themeluese e klubit u përcoll edhe me organizimin e aktivitetit të parë. Tema e parë debutuese ishte “A sjell paraja sukses” , e cila u drejtua nga prof. Mirsad Suhodolli.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: pro dhe kundër, përballë panelit të jurisë të përbërë nga profesorët e fakultetit dhe nga të dy grupet u kërkua të paraqesin arsye për të mbështetur argumentet e tyre. Ndërsa shkëmbenin pikëpamjet e tyre, studentët ngritën pyetje të rëndësishme si:

– Çfarë klasifikohet si sukses?
– Si ndikojnë idealet dhe vlerat e dikujt në mënyrën se si e percepton suksesin?
– Çfarë duhet të merret parasysh kur klasifikoni diçka si “të suksesshme”?
Gjyqtarët vëzhguan diskutimin në kohëzgjatje prej 90 minutash. Më pas, gjyqtarët dhanë kontributin e tyre dhe i informuan studentët në lidhje me performancën e tyre. Në fund të diskutimit gjyqtarët arritën në përfundimin se rezultatet duhet të jenë të barabarta për të dy ekipet deri në debatin tjetër.

Share: