Themelohet Klubi i Gazetarëve të Rinj në kuadër të Fakultetit të Komunikimit Masiv

20 Nëntor 2019

Studentët e drejtimit të Gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB e themeluan Klubin e Gazetarëve të Rinj.

Në mbledhjen themeluese përmes votimit kryetare u zgjodh studentja Irma Xhema, ndërsa nënkryetar studenti Venhar Isufi, të cilët morën obligimin për ta udhëhequr klubin gjatë këtij viti akademik.

Gjatë ditëve kryesia e klubit do të merret me plotësimin e ekipit, duke përzgjedhur koordinatorët e grupeve për secilin vit në mënyrë që të fillojnë aktivitetet sa më parë.

Klubi i Gazetarëve të Rinj, ka për qëllim organizimin e aktivitete studentore të cilat do të jenë ndihmesë për studimet e tyre. Idetë dhe projektet e studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, do të përmblidhen në një plan vjetor, i cili do të realizohet gjatë vitit akademik, duke përfshirë takime me gazetarë të njohur, ligjërata speciale, vizita studimore, publikim të shkrimeve në media të ndryshme e aktivitete të tjera.

 

 
 

Share: