Thirrje për Aplikim – Erasmus+ Exchange në Istanbul Kültür University Turqi
13 Mars 2026
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ KA171 për studime në Istanbul Kültür University në Stamboll, Turqi, për vitin akademik 2026–2027. Programi ofron mundësi për të realizuar një semestër studimi në një nga universitetet partnere të Kolegjit AAB.
Mobiliteti është i hapur për studentët e programeve të mëposhtme:
- Computer Engineering
- Software Engineering
- Industrial Engineering
- Civil Engineering
- Electric-Electronic Engineering
- Business Administration
- Political Science and International Relations
- International Trade and Finance
- Architecture
- Interior Architecture and Environmental Design
- English Language and Literature
- English Language Teaching
- Digital Game Design
Semestri vjeshtor
- Afati i fundit për aplikim: 20 qershor 2026
Studentët e interesuar të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë [email protected] dhe [email protected]