Thirrje për Aplikim – Erasmus+ Exchange në Istanbul Kültür University Turqi
13 Mars 2026
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ KA171 për studime në Istanbul Kültür University në Stamboll, Turqi, për vitin akademik 2026–2027. Programi ofron mundësi për të realizuar një semestër studimi në një nga universitetet partnere të Kolegjit AAB.
Departamentet dhe Kuotat
Departamenti / Njësia
- Inxhinieri Kompjuterike
- Inxhinieri Softuerike
- Inxhinieri Industriale
- Inxhinieri Ndërtimi
- Inxhinieri Elektrike-Elektronike
- Administrim Biznesi
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Tregti Ndërkombëtare dhe Financë
- Arkitekturë
- Arkitekturë e Brendshme dhe Dizajn Mjedisor
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Programi i Mësimdhënies së Gjuhës Angleze
- Dizajn i Lojërave Digjitale
Gjuha e studimit: Anglisht
Kuota: 2
Kushtet e aplikimit
- Të jetë student me kohë të plotë i regjistruar në një program të një institucioni të arsimit të lartë (nivel bachelor).
- Për studentët bachelor, mesatarja minimale e notave duhet të jetë 2.50 nga 4.00.
- Niveli minimal i njohjes së gjuhës së huaj është B2 (mesatar i avancuar).*
- Të ketë të paktën 30 ECTS (European Credit Transfer System) ose ngarkesë të barasvlershme studimi për semestër (studentët që nuk i kanë përmbushur ende kushtet për diplomim).
- Periudha e mobilitetit: të gjitha mobilitetet e studimit duhet të realizohen në semestrin vjeshtor ose pranveror të vitit akademik 2026–2027, nga 14 shtator 2026 deri më 30 qershor 2027.
- Studentët mund të përdorin rezultatet e një provimi të gjuhës angleze të kryer më parë ose rezultatet e testeve ndërkombëtare të gjuhës së huaj (TOEFL iBT, Pearson).
Nota Erasmus përdoret nga IKU si instrument për të vlerësuar dhe renditur aplikantët.
Formula e llogaritjes:
Nota Erasmus =
Rezultati i provimit të gjuhës angleze (i konvertuar në përqindje dhe merret 50%)
+
Mesatarja e notave (GPA) në universitetin e origjinës (e konvertuar në përqindje dhe merret 50%
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- Learning Agreement
- Transkripti i notave
- Pasaportë
- Fotografí
- Rezultatet ose certifikata e njohjes së gjuhës angleze
- Letër motivimi*
- Europass CV*
* Letra e motivimit dhe CV-ja nuk përfshihen në kriteret e pikëzimit. Në rast se ka aplikime me pikë të barabarta, ato mund të merren parasysh për vlerësim.
Afatet
Afati për aplikim: 12 dhjetor 2026 (për semestrin pranveror)
Afati për nominim: 30 qershor 2026 (për semestrin vjeshtor ose vitin e plotë akademik)
Afati për aplikim: 12 korrik 2026 (për semestrin vjeshtor ose vitin e plotë akademik)
Afati për nominim: 30 nëntor 2026 (për semestrin pranveror)
- Afati i fundit për aplikim: 20 qershor 2026
Studentët e interesuar të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë [email protected] dhe [email protected]