Thirrje për aplikim në grantet për projekte studentore

22 Nëntor 2023

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB shpall të hapur thirrjen për grante për projekte studentore, me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, rritjen e numrit të aktiviteteve jashtë kurrikulare dhe pasurimit të jetës studentore.

Sesioni informues për të interesuarit do mbahet online me datën 24 nëntor në orën 14:00.

Linku për regjistrim: https://forms.gle/EZxqdwde8ML5rm8m6

Për më shumë informata rreth thirrjes, objektivave dhe formës së aplikimit, vizitoni faqen zyrtare: https://aab-edu.net/bashkepunimet/projektet/, dhe shkarkoni dokumentin “Thirrje për aplikim për projekte studentore 2023/2024″ nën pjesën Thirrjet e hapura nga Zyra për Zhvillim të Projekteve”.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë kontaktoni në: [email protected], ose vizitoni Zyrën për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB, kati III.

Afati i fundit për aplikim: 12.12.2023

Share: