Thirrje për aplikim në Klubin e Zhvilluesve të Softuerit dhe Zhvilluesve të Sistemeve që bazohen në Internet Of Things (IOT )

7 Nëntor 2017

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike,ka formuar Klubin e Zhvilluesve të Softuerit dhe Zhvilluesve të Sistemeve që bazohen në Internet Of Things(IOT ), i cili ka për qëllim aftësimin praktik të zhvilluesve të lëmive që janë përmendur më lartë.

Ky Klub do të punojë së paku dy herë në javë nën menaxhimin e studentit të vitit të tretë Sherif Sheremetaj dhe nën mbikëqyrjen e ligjëruesit Engin Melekoglu.

Principi i punës do të bazohet në kryerjen e projekteve të ndryshme dhe sipas nevojave të tregut. Numri i grupeve që do të krijohen varet nga numri i të interesuarve dhe mundësinë për aplikim do ta kenë studentët e Shkencave Kompjuterike të të tre viteve dhe të gjithë të tjerët që kanë njohuri nga lëmitë e sipërpërmendura.

Të interesuarit ftohen të aplikojnë në e-mail: [email protected], deri më 13.11.2017.

Pas kësaj date do të njoftohen të gjithë aplikuesit për orarin e grupeve.

Të gjithë studentët pjesëmarrës në fund të projekteve do të pajisen me certifikata.

Aktivitetet do të zhvillohen në mjediset e AAB-së.

Ju mirëpresim dhe suksese!

Share: