Thirrje për botime / Revista Shkencore “Thesis”

7 Mars 2018

Ju vëmë në dijeni se Redaksia e revistës shkencore Thesis, me ISSN, Bord e recension ndërkombëtar dhe që botohet në anglisht e shqip, ka filluar përgatitjet për botimin e numrit te ri, qershor 2018. 

Të gjithë të interesuarit për të botuar në këtë numër të revistës shkencore të AAB-së, mund të dërgojnë abstraktin deri më 31 mars. 

Autorët, pasi të marrin përgjigje pozitive për miratimin e abstraktit, fillojnë përgatitjen e punimit.

Data të rëndësishme:

Pranimi i abstrakteve: deri me 31 mars, 2018;

Përgjigjet për miratimin e abstrakteve: deri me 6 prill, 2018;

Dërgimi i punimeve të plota (shqip e anglisht): deri me 6 maj, 2018.

Gjatësia e abstraktit: 200-250 fjalë.

Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: 

I.    – shpjegimin e çështjes që trajtohet, rëndësia; 
      – metodat/procedurat/hipoteza
      – rezultatet/gjetjet/produkti
      – perfundime/implikime.    

Të gjitha këto në një paragraf harmonik.  

II.  – fjalë kyç (5)

Pas miratimit të abstraktit, autorët do të marrin edhe udhëzime të tjera teknike që kanë të bëjnë me punimin. 

Thesis është revistë shkencore ndërkombëtare multidisiplinare e cila boton kërkime origjinale dhe inovative. Gjatësia e punimit është 4000-7000 fjalë. Revista përdor APA Style (6).  

[email protected]

[email protected]

Share: