Thirrje për botime / Revista Shkencore “Thesis”

Ju vëmë në dijeni se redaksia e Revistës Shkencore Thesis, me ISSN e Bord Ndërkombëtar dhe që botohet në shqip e anglisht, ka filluar përgatitjet për botimin e numrit të ri, qershor 2017. 

Të gjithë të interesuarit për të botuar në këtë numër të revistës shkencore të AAB-së, mund të dërgojnë abstraktin deri më 21 mars. 

Autorët, pasi të marrin përgjigje pozitive për miratimin e abstraktit, fillojnë përgatitjen e punimit.

Data të rëndësishme:

Pranimi i abstrakteve: deri më 21 mars, 2017;

Përgjigjet për miratimin e abstrakteve: deri më 2 prill, 2017;

Dërgimi i punimeve të plota (shqip e anglisht): deri më 10 maj, 2017.


Gjatësia e abstraktit: 200-250 fjalë.
Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: 
I.    – shpjegimin e çështjes që trajtohet, rëndësia; 
      – metodat/procedurat/hipoteza
      – rezultatet/gjetjet/produkti
      – përfundime/implikime.    

II.  – fjalë kyç (5)

Pas miratimit të abstraktit, autorët do të marrin edhe udhëzime të tjera teknike që kanë të bëjnë me punimin. 

Thesis është revistë shkencore ndërkombëtare multidisiplinare e cila boton kërkime origjinale dhe inovative.

Gjatësia e punimit është 4000-7000 fjalë. 
Revista përdor Stilin e Çikagos. 

[email protected]

 

INSTITUTI AAB
APLIKO