Thirrje për bursa për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, në kuadër të projektit “Erasmus+ International Credit Mobilitiy” në Lituani

20 Tetor 2017

Kolegji AAB hap konkurs për mobilitet të studentëve në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale, në Lituani, në kuadër të projektit “Erasmus+ International Credit Mobility”.

Nga ky projekt, për vitin akademik 2017/18, një student nga Kolegji AAB, me bursë të plotë mund t’i vazhdojë studimet universitare për një semestër në nivelin Bachelor, në Universitetin e Shkencave Sociale të Aplikuara në Lituani.

 

DREJTIMET NË TË CILAT MUND TË APLIKOHET

Të drejtë aplikimi për mobilitet kanë studentët e nivelit bachelor nga këto fakultete:

–       Ekonomik (fushat: biznes, marketing ndërkombëtar, turizëm)

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Aplikantët duhet të:

–       jenë studentë të rregullt të Kolegjit AAB;

–       kenë të përfunduar së paku vitin e parë në Kolegjin AAB dhe mobiliteti të mos realizohet në semestrin e fundit të studimeve;

–       kenë notën mesatare mbi 9.00 (nëntë pikë zero);

–       kenë njohuri të gjuhës angleze (Niveli B1);

–       kenë dhënë të gjitha provimet e semestrit paraprak përkatës të studimeve në afat;

–       kenë përmbushur të gjitha pikat e Kontratës së studimeve me Kolegjin AAB.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

–       vërtetimi për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti);

–       pasqyra e notave (lëshohet nga fakulteti);

–       certifikata mbi njohurinë e gjuhës angleze, një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze.

Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected].

Afati i fundit për aplikim është deri më 28 tetor 2017 dhe aplikacionet e pakompletuara nuk merren parasysh. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet për verifikim, para Komisionit intervistues.

Për më shumë informata rreth institucionit pritës ju lutem vizitojeni faqen zyrtare të Universitetit www.smk.lt/en

Për çdo pyetje shtesë mos hezitoni të paraqiteni në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, në Objektin nr. 5, apo në kontaktet; tel: 038 600 005- 106, e:mail [email protected]

Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!

Share: