Thirrje për mobilitete për stafin akademik të Kolegjit AAB në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani

20 Tetor 2017

Kolegji AAB, është përfitues i projektit “Erasmus+ International Credit Mobility”, projekt ky që financohet nga fondet e programit Erasmus+ për institucionet arsimore të Republikës së Lituanisë.

Nga ky projekt, për vitin akademik 2017/18, një mësimdhënës nga Kolegji AAB do ta ketë mundësinë e një vizite pesë ditore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Sociale në Lituani.

KUSHTET E APLIKIMIT PËR STAF AKADEMIK

Të drejtë aplikimi për mobilitet kanë stafi akademik nga fushat e mëposhtme:

KRITERET PËR PËRZGJEDHJE:

– Fusha e ekspertizës/kualifikimet dhe pozita profesionale e aplikantit duhet të jenë në harmoni me fushën e mobilitetit

– Aplikanti duhet të ketë përvojë relevante në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda fushës së mobilitetit

– Aplikanti duhet të jetë i përshtatshëm në mësimdhënie si dhe qasje të dëshmuar ndaj studentëve

– Të ketë njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR STAF AKADEMIK

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parashtruara duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  1. Një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze
  2. Një CV në gjuhën angleze
  3. Një propozim projekt se çfarë synon aplikanti të realizojë gjatë këtij qëndrimi 5 ditor (400 fjalë maksimum) në gjuhën angleze

Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më 28 nëntor 2017.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen për diskutim të projektit.

Për më shumë informata të vizitohet faqja zyrtare e universitetit www.smk.lt/en

Për çdo pyetje shtesë mos hezitoni të paraqiteni në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, në Objektin nr. 5, apo në kontaktet; tel: 038 600 005- 106, e:mail [email protected]

Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!

 

Share: