Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare në Shkencat e Aplikuara

24 Mars 2022

18-19 maj 2022, Maqedoni e Veriut

Kolegji AAB, si bashkorganizator, ka kënaqësinë të ndajë thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare  në Shkencat e Aplikuara, që do të mbahet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut.

Konferenca ka për qëllim të promovojë shkëmbimin e ideve akademike dhe kërkimit, ku janë të ftuar arkitektë, projektues, inxhinierë, teknologë, studiues të shkencave të aplikuara, studentë dhe pedagogë, kolegje dhe universitete, dhe të tjerë në fusha të ngjashme të kërkimit për të paraqitur propozimet e tyre.

Organizatorë të konferencës janë:

Universiteti Shtetëror i Tetovës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanizmit

Kolegji AAB, Fakulteti i Arkitekturës

Universiteti Epoka

Detajet për konferencën mund t’i gjeni këtu:

https://sites.google.com/unite.edu.mk/applied-sciences-conference/welcome?authuser=0

Share: