Thirrje për pjesëmarrje në konferencën e dytë shkencore ALUMNI “Gjuhësi, Letërsi dhe Didaktikë”

19 Prill 2022

Kolegji AAB si institucion i lartë jopublik arsimor i kushton një rëndësi të veçantë përvetësimit të njohurive të reja, gjegjësisht hulumtimit. Me qëllim të zgjerimit të diapazonit të njohurive, për të ngritur debat dhe për të krahasuar këto njohuri nga perspektiva të ndryshme akademike, Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB ju fton të merrni pjesë në ‘Konferenca e Dytë Shkencore Alumni – Gjuhësi, Letërsi dhe Didaktikë’.   

Konferenca mbahet më datën 25 qershor në ambientet e Kolegjit AAB dhe online përmes platformës GoogleMeet. Pjesëmarrja online vlen vetëm për ata të cilët ndodhen jashtë Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të marrin pjesë fizikisht.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është me datë 1 qershor 2022.

Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë abstraktet e tyre në [email protected].

Ju falënderojmë për interesimin tuaj dhe shpresojmë të shihemi në Kolegjin AAB!

Share: