Thirrje për pjesëmarrje në konferencën e pestë ndërkombëtare për shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve

6 Prill 2022

Kolegji AAB dhe Qendra për hulumtime psiko-sociale dhe mjekësore (QHPSM) organizojnë edicionin e pestë të konferencës ndërkombëtare për shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve. Kjo ngjarje realizohet për të mbështetur fëmijët, të cilët përfaqësojnë 34% të popullsisë së Kosovës (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2018), që ata të mund të lulëzojnë në çdo aspekt të jetës së tyre, veçanërisht në lidhje me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e tyre. Për më tepër, qëllimi i kësaj konference është të mbledh studiues nga e gjithë bota për të paraqitur avancimet në lidhje me edukimin, shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve dhe për të nxitur një mjedis të favorshëm për shkëmbimin e ideve dhe informacioneve duke integruar përbërës teorikë dhe praktikë të kësaj çështje. Kësaj radhe, konferenca do të përqendrohet kryesisht në mirëqenien e fëmijëve për shkak të dukurive të fundit në botë. Shumë fëmijë janë në disavantazh për shkak të pandemisë COVID-19, kështuqë aspiratat e tyre fizike dhe mendore do të preken. Pra, mirëqenia post-pandemike dhe rikuperimi psikologjik është tema kryesore e konferencës. Kjo konferencë synon të inkurajojë debatin e mirëfilltë shkencor dhe politik-bërjen e bazuar në evidencë duke promovuar shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Afati i fundit për dergimin e abstrakteve është 15 Prill 2022. Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni këtu.

Për pjesëmarrje aktive dërgoni abstraktin e punimit tuaj në: https://forms.gle/R2fVze4VydHazqjE9  

Share: