Thirrje për pjesëmarrje në konferencën shkencore me temë “Historia e medias dhe transformimet mediatike”

20 Gusht 2017

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën shkencore të Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB “Historia e medias dhe transformimet mediatike” që organizohet në bashkëpunim me Departamentin i Gazetarisë dhe Komunikimit – FHF – Universiteti i Tiranës; Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë – Universiteti i Elbasanit; Departamenti i Komunikimit – Universiteti Bedër-Tiranë; School of Journalism and Public Relations, Shkup, 
Institute of Communication Studies – Shkup.

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 23 gusht 2017, kurse konferenca mbahet  23 shtator 2017, në ambientet e Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës klikoni linkun zyrtar të konferencës,

http://konferencat.aab-edu.net/iccms2017/

Ju inkurajojmë ta ndani këtë thirrje për pjesëmarrje në konferencë edhe me kolegët tuaj.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj dhe ju mirëpresim në Kolegjin AAB- Prishtinë!

Share: