Është shpallur thirrja për botimin e punimeve shkencore ne revistën Thesis.
Thesis është revistë shkencore me recension ndërkombëtar e cila botohet dy herë në vit, me ISSN kroat 1848-4298.
Revista ka vetëm redaksi ndërkombëtare /shih duke klikuar te Redaksia në linkun https://aab-edu.net/hulumtimet/revista-thesis/ dhe aplikon recensionin e dyfishtë anonim (që do të thotë se recensenti nuk e di identitetin e autorit dhe autori nuk e di se kush është vlerësuesi i artikullit të tij).
Të gjithë të interesuarit për të botuar në këtë numër të revistës shkencore të AAB-së, mund të dërgojnë abstrakt deri më 30 shtator.
Autorët, pasi të kenë marrë përgjigje pozitive për miratimin e abstraktit, fillojnë përgatitjen e punimit.
Luteni që këtë thirrje t’ia përcillni stafit tuaj, miqve dhe kolegëve!
Data të rëndësishme:
Dërgimi i abstrakteve: deri me 30 shtator, 2017;
Përgjigjet për miratimin e abstrakteve: deri më 9 tetor 2017;
Dërgimi i punimeve të plota (shqip e anglisht): deri më 9 nëntor, 2017.
Botimi i revistës: dhjetor, 2017
Gjatësia e abstraktit: 200-250 fjalë.
Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht:
– informacione specifike për çështjen e trajtuar apo pyetje kërkimore;
– metodat/qasja e përdorur në studim;
– rezultatet/përfundime/implikime;
2. – fjale kyç (5).
(shih me poshtë)
Pas miratimit të abstraktit, autoret do të marrin edhe udhëzime të tjera teknike që kanë të bëjnë me punimin.
Thesis është reviste shkencore ndërkombëtare multidisiplinare e cila boton kërkime origjinale, artikuj studimore dhe inovative. Gjatësia e punimit është 4000-7000 fjalë.
Revista përdor Stilin e Çikagos.
abstrakt-template
Titulli i punimit, mundësisht jo më shumë se 12-13 fjalë
Titulli, Emër e Mbiemër
Institucioni XY
email: [email protected]
Abstrakt
Abstrakti është (kryesisht) një paragraf i vetëm i cili përmbledh çështjet thelbësore të një studimi, në 200-250 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. sfondi, shpjegimin e çështjes që trajtohet (psh. edhe për lexuesin gjeneralist), b. infomacione specifike për çështjen e trajtuar apo pyetje kërkimore; c. metodat/qasja e përdorur në studim, d. rezultatet/përfundime/implikim
Fjalë kyç: rrjete sociale, reklamë, komunikim asiemtrik, internet, kanal komunikimi. 5-6 fjalë kyç)